Kapet 1.5 mln paund kanabis në fermën e pulave/ Arrestohen shqiptarët në Britani

Kliko per me shume info

Një fabrikë gjigante kanabisi me drogë që kap vlerën e rreth 1.5 milion paund është zbuluar nga policia britanike në Staffordshire.

Droga u zbulua në farmën “Tre ëngjëjt”, në rrugën Ivetsey të fshatit Wheaton Aston gjatë një aksioni të policisë mbrëmjen e djeshme.

Kliko per me shume info

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë, disa prej tyre janë shtetas shqiptarë, por numri i saktë nuk bëhet i ditur.

Të arrestuarit janë nga mosha 17 deri në 44 vjeç dhe janë shtetas shqiptarë dhe britanikë.

Inspektori i policisë Richard Meaden, tha se “hetimet janë në hapat e para, por mund të konfirmojmë se brenda fermës u gjetën rreth 3,100 rrënjë kanabisi e zbuluar në hambarët e shpezëve “. Nëse do të hidhej në treg, droga do kapte vlerën e rreth 1.5 milion paund.

Të gjashtë të arrestuarit ndodhen në paraburgimin e stacionit policor në Watling.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here