Kanosën me armë një 28-vjeçar, shpallen në kërkim 3 të rinj në Bulqizë

Aktualitet

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim 3 persona, pasi akuzohen se kanosën me armë dhe goditën me qytën e pistoletës një 28-vjeçar.

Personat e shpallur në kërkim janë: F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Vajkal Bulqizë , (Person me rekorde kriminale), A(I). D (T), 32 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, E.D, 20 vjeç, banues në fshatin Koçaj, Bulqizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e djeshme këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të karburant “Kastrati" qyteti i Ri Bulqizë, dyshohet se kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me qytë pistolete 28-vjeçarin A.Sh, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë.

A.Sh, ka deklaruar se shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë akuzuar se është personi që ka kryer ose shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj shtetasit F.T, ndodhur në datë 11.12.2017 në fshatin Peladhi, Bulqizë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Plagosje e lehtë, kryer në bashkpunim, dhe “Vetgjyqësia.

ME TE LEXUARAT