Kandidati i parë për kryeprokuror: Kam hetuar vrasjen e Azem Hajdarit e shpërthimin e Gërdecit

Aktualitet

Komisioni i Ligjeve zhvilloi seancën dëgjimore me kandidatin e parë për prokuror të përgjithshëm.

Arqile Koca, gjatë prezantimit të tij në Komision tha se ka 28 vite që punon si prokuror, fillimisht në Korcë, më pas në Krujë e në vazhdim në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai përmendi si disa nga dosjet më të rëndësishme që ka hetuar në karrierë, vrasjen e Azem Hajdarit dhe cështjen e Gërdecit.

Koca theksoi se prioriteti i tij si prokuror i përkohshëm do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi në prokurori dhe rivendosja e mardhënieve me policinë e shtetit dhe institucionet tjera të drejtësisë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT