Juventus mposht Napolin, Higuain vendimtar

Sport

Juventusi doli fitimtar nga super sfida e kësaj jave në Seria A. Vetëm një gol i “ish”-it, Gonzalo Higuain, në minutën e 13-të, i mjaftoi zonjës së vjetër të dilte me 3 pikët nga një fushë e nxehtë dhe e vështirë, si ajo e “San Paolo”-s.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste, dhe mund të ishte mbyllur edhe me më shumë gola, por të dy portierët respektivë arritën të neutralizonin sulmet e frikshme të të dyja skuadrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë, Juventusi me këtë tri pikësh, ngjitet në vendin e 2-të, me 37 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e 1-rë, me 38 pikë, por pret ndeshjen e radhës të Interit. (BW)

ME TE LEXUARAT