Japonia u përgjigjet raketave të Koresë së Veriut

Bota

Japonia duket e vendosur të blejë raketa ajrore sulmuese edhe pse janë në shkelje të kushtetutës së saj, që parashikon përdorimin e forcës vetëm në mbrojtje.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Mbrojtjes së Japonisë, Itsunori Onodera, i cili tha se ministria do të kërkojë një buxhet të posaçëm që nga viti i ardhshëm për të blerë raketa me rreze të gjatë veprimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Plani i Ministrisë së Mbrojtjes në Japoni është blerja e raketave ajrore prej 560 milionë dollarësh nga firmat amerikane, si dhe raketa nga Norvegjia që do të arrinin në 310 milionë dollarësh.

ME TE LEXUARAT