Ja pse shtrati ku flini s’duhet të jetë kurrë me kokë nga dera

Soft

A e keni menduar ndonjëherë se ndoshta pozicioni i krevatit me kokë nga dera mund të jetë ajo që ju pengon në gjumin e mirë?

Laura Cerrano, eksperte e teknikës feng shiu, mendon se pozicioni i krevatit me kokë nga dera është një arsye se përse ne nuk bëjmë një gjumë të mirë. Ajo beson se mënyra se si ne organizojmë mobiliet në dhomën e gjumit ndikon si cilësinë dhe sasinë e gjumit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo sugjeron që të bësh një gjumë të mirë, sigurohu që nga të dyja anët e krevatit të lësh një hapësirë të konsiderueshme të lirë, në mënyrë të barabartë.

Andaj vendose krevatin në qendër të dhomës. Ata që e kanë krevatin ngjitur me murin apo afër hyrjes së derës duhet ta mendojnë edhe një herë pozicionin e tij.

Kini kujdes të lini mjaftueshëm hapësirë në kufijtë e krevatit dhe ta vendosni atë në mënyrë që të përtoni maksimumin e pamjes që dritarja e dhomës tuaj mund t’iu lejoj të merrni.

ME TE LEXUARAT