Iu përmbyt shtëpia, 32-vjeçari nga Fushë-Kruja pi bar miu

Aktualitet

Fushë-Kruja ka qenë një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që ndodhen disa javë më parë në të gjithë vendin. Po në këtë zonjë një i ri ka tentuar t’i japë fund vetes duke pirë bar miu.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet L. Ç(M), 32-vjeç banues në Fushë Krujë, rreth orës 11:00 të ditës së djeshme është vetëhelmuar me bar miu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkaqet që e çuan të riun të marrë një vendim të tillë nuk dihen, por mësohet se fatmirësisht 32 vjeçari është dërguar në kohë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën falë mjekimit që ka marrë.

ME TE LEXUARAT