U arratisen “Shqiponjave” me drogë në makinë, dy të rinjtë përfundojnë jashtë rruge

Aktualitet

Duket si nje skene filmi ajo qe kane bere dy të rinj në Shkodër, të cilët në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, përfunduan jashtë rruge.

Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë” dhe një tjetër person po lëviznin me një makinë “Volkswagen” me targa AA338NG kur ranë në radarin e oficerëve të njësisë “Shqiponja”, gjatë patrullimit në fshatin Grudë. Atyre iu bë shenjë për të ndaluar, por 32-vjeçari Qershia nuk u bind dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë, ai humbi kontrollin duke dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime, as ai dhe as pasagjeri. E pasi përfunduan jashtë rruge, ata braktisën makinën dhe u larguan në drejtim të fshatit Grudë.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/1608098969246576/

ME TE LEXUARAT