I kapin “mat” të zhveshur në makinë, prostituta shqiptare me klientin dënohen keq

Aktualitet

Një i ri ukrahinas ka menduar të bëjë pak qejf me një prostitutë shqiptare në Itali brenda makinës së tij, por i ka rezultuar komplet e kundërta. Klienti është kapur nga policia bashkiake në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me prostitutën dhe e ka pësuar shtrenjtë.

Dy ditë më parë u vu masa e ndëshkimit të personave që kryejnë protitucion në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia befasoi të rinjtë teksa i kapi në makinë. Sipas policisë italiane, shtetasi me origjinë nga Ukrahina kontraktoi dhe më pas konsumoi një shërbim seksual të paguar me një prostitutë, një grua 35 vjeç me origjinës shqiptare.

Agjentët e ndoqën djalin pasi e futi gruan në makinën e tij në rrugën Viale Principe di Piemonte. Të dy u larguan me makinë në një rrugicë jo shumë larg dhe menjëherë pas kësaj agjentët ndërhynë. Ata u arrestuan dhe mund të vuajnë dënimin deri në tre muaj ose një gjobë deri në 206 euro.

Komisioneri në polici Jamil Sadegholvaad tha:

Ky është veprimi i parë i policisë vetëm dy ditë nga masat e marra që kanë për qëllim të godasin shfrytëzimin e prostitucionit në rrugë, një fenomen i vështirë për t`u çrrënjosur.”

Siç raportojnë sot mediat lokale, ngjarja ka ndodhur në Rimini, mbrëmjen e djeshme.

ME TE LEXUARAT