Humbja e thellë e Partizanit/ Drejtuesit nuk pranojnë dorëheqjen e Starovës

Sport

Drejtuesit e klubit kryeqytetas Partizani, nuk kanë pranuar dorëheqjen e teknikut Sulejman Starova, i cili dorëzoi kërkesën për dorëheqje pas humbjes së thellë nga Luftëtari i Gjirokastrës.

Me anë të një njoftimi për shtyp, drejtuesit e Partizanit, shprehen se nuk e kanë pranuar kërkesën e Starovës, dhe se ky i fundit do të vijojë të qëndrojë në krye të ekipit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Klubi informon se Sulejman Starova do të vijojë detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nisë përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor.”, – thuhet në njoftimin në fjalë.

ME TE LEXUARAT