Habit Drilon Hoxha: Unë imitoja Berishën, Agron LLakaj më pengoi të bëja karrierë në "Portokalli"

Showbiz

Ai është një nga aktorët më të rinj të humorit shqiptar. Ndërsa për herë të parë u zbulua si talent në spektaklin “Ti vlen” si imitues.

Sakaq, disa vjet më pas, kur ishte vetëm 19 vjeç ai mori pjesë në spektaklin “Albania Got Talent”, përsëri si imitues dhe po atë vit aktori u përzgjodh në një nga shfaqjet më të mira të humorit “Portokallisë”, duke imituar ish-kryeministrin, Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për Drilon Hoxhën, i cili njihet për talentin e tij imitues. Ndërsa së fundmi aktori ka habitur më rrefimin e tij. I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ te Rudina Dembacaj, Hoxha tregoi se mesa duket Agron Llakajt nuk i pëlqeu fakti që ai imiton Berishën dhe u shpreh se ai e pengoi të bëjë karrierë të “Portokalli”.

”Unë kisha qejf të hyja tek Portokallia, por ka qenë një kolegu im edhe i joti aty, që s’po ja përmendim emrin dhe ky na u ankua dhe tha pse ai bën rolet e mia, s’ka kuptim më çoi deri në gjysëmfinale dhe aq. Ky zotëria na kërkoi një gjest më të madh duke thënë po se bëra unë Berisha nuk bëhet”, u shpreh ai.

https://youtu.be/xE_uGAK2Ji4

ME TE LEXUARAT