‘Gripi agresiv në prag, fëmijët më të rrezikuarit’, ja këshillat e mjekut

Kliko per me shume info

Këtë dimër, gripi paraqitet tek fëmijët në shifra më të ulëta por me agresivitet më të lartë, kështu deklaroi shefi i pediatrisë së fëmijëve në Durrës, mjeku pediatër Fatmir Shahini.

Ai thote se fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar dhe numri i tyre në urgjencë varion nga 80 deri në 100 në ditë, pavarësisht se një pjesë e fëmijëve shkojnë tek mjeku i familjes për t’u vizituar, raporton Durreslajm.

Kliko per me shume info

Sipas mjekut pediatër, më të prekur nga gripi janë fëmijët që qëndrojnë në kolektiv, në kopshte, çerdhe apo në shkollë, ndaj edhe këshillon prindërit që ti izolojnë për aq sa të kenë mundësi që të mos preken nga gripi.

Zakonisht çdo ditë në pediatri paraqitet një numër i madh fëmijësh me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre. Dehidratimi është problemi i tyre i madh, prandaj fëmijëve duhet tu jepen sa më shumë lëngje, shprehet mjeku Shahini.

Rreth 15 fëmijë në ditë, marrin mjekim 12 orësh në pediatrinë e Durrësit, ndërsa 4 deri në 5 fëmijë në ditë shtrohen në spital, për shkak të komplikacioneve që paraqesin me frymëmarrjen apo edhe temperaturën e lartë.

Ja keshillat e mjekut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.