Grabitje e armatosur në një banesë në Shkodër, 4 persona të maskuar marrin mijëra Euro

Aktualitet

4 persona me maska e të armatosur kanë vjedhur shtëpinë e shtetasit me iniciale A.S në fshatin Dobraç të Shkodrës.

Burime nga Policia bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë rreth 5 mijë euro dhe janë larguar me një "Alfa Romeo".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT