Shifrat e 2017/ Zbuloni se sa herë dhe përse është kërkuar në Google fjala “Shqipëri”

Aktualitet

Google është shndërruar në një hapësirë që çdokush kërkon dhe gjen informacionet për të cilat ka interes. Me zhvillimin e teknologjisë, edhe ky motor kërkimi gjigant është zhvilluar duke ofruar edhe më shumë informacione. Në mesin e kërkimeve, në mënyrë të herëpashershme, ka qenë edhe Shqipëria.

Sipas një vëzhgimi, gjatë vitit 2017, fjala “Albania” është kërkuar jo pak herë dhe kulminacionet e saj i ka pasur në datat 19 mars, plot 100 herë. Më pas, më 8 tetor është kërkuar 80 herë me këtë fjalë. Sa i përket lokacionit nga ku është kërkuar, janë vetë shqiptarët ata dominantë, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës, më pas nga adresa që ndodhen në Maqedoni, Mal i Zi dhe Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa 5 rajone të tjera që ndjekin, janë: Greqi, Poloni, Norvegji, Kenia dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Tre janë shtetet që kanë kërkuar më pak për Shqipërinë: Tajlanda, Vietnami dhe Rusia.

Sa u përket çështjeve që janë kërkuar më së shumti bashkëngjitur me fjalën “Albania” gjatë 2017, lidhen kryesisht me një reality show, që është Big Brother. Më pas, të tjera kërkime tregojnë për informacione mbi ndeshje futbolli ku luajnë shqiptarët, edhe pse 2016 ishte viti më i frytshëm sa i përket futbollit shqiptar, me pjesëmarrjen në kompeticionin Europian të futbollit. Kërkime të tjera lidhen edhe me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Eurovision të Këngës./monitor/

ME TE LEXUARAT