Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë, bie në pranga 29 vjeçari në Fier

Aktualitet

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë në Fier.

Në pranga ka rënë shtetasi Mikel Salillari, 29 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë

shtetasin:

-Mikel Salillari, 29 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kryngritja e Fierit”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale

"Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT