Gjyqi ndaj Shullazit/ Noterja mohon kërcënimet ndaj Beqajt

Aktualitet

Ditën e sotme në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit u kryen ballafaqime ndërmjet Ylvi Beqajt dhe noteres Aida Spahiu.

Noterja Aida Spahiu në seancën e ballafaqimit te Krimet e Rënda, me biznesmenin Ylvi Beqaj, i cili ka akuzuar Emiliano Shullazin se e ka kanosur me jetë në zyrën e noteres, ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Askush nuk e ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyren time”, ka thënë ajo. Ylvi Beqaj nga ana e tij u shpreh se “noterja gënjen”. Ai ka theksuar se është takuar në Rinas me noteren Aida Spahiu ku edhe i ka shprehur shqetësimin për përplasjen me Shullazin.

Noterja është shprehur gjithashtu se i qëndron deklarimeve të saj, ndërsa shtoi se kontrata u bë më vullnet të plotë.më tej ajo tha se kontrata është nënshkruar pa kërcënime.

ME TE LEXUARAT