Gjykata del kundër prokurorisë: Të rihetohet skandali i milionave të CEZ

Aktualitet

Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të hetojë mbi procedurën e privatizimit të OSHEE-së, i njohur si çështja “CEZ”.

Në vendimin e shpallur të premten, togat e zeza pranuan ankimin e bërë nga ana e Kuvendit të Republikës dhe juristit Romeo Kara kundër vendimit të 29 shtatorit 2017 të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e hetimit të dosjes “CEZ”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimi në fjalë nisi pas kallëzimit të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në raportin e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

Në një deklaratë për median, ish-kreu i komisionit, deputeti Taulant Balla, e cilësoi vendimin e gjykatës si një lajm të mirë dhe se vendimi i prokurorisë për pushimin e hetimit kishte qenë një skandal.

ME TE LEXUARAT