Gazetari: Këto janë provat që lidhin Tahirin me Orest Sotën

Politikë

Gazetari Xhevahir Zhabina ka deklaruar se Krimet e Rënda përgjatë këtyre 45 ditëve kanë kaluar në sitë të gjitha hyrje-daljet e Orest Sotës nga pikat kufitare të Shqipërisë.

Zhabina sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, tha se me datë 24 shkurt 2017, Sota ka dalë nga Shqipëria përmes Murriqanit me një makinë të Ministrisë së Brendshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tregoi se po me të njëjtën makinë, ka udhëtuar edhe shoferi i Saimir Tahirit.

Vetë Tahiri ka dalë nga Shqipëria me datë 7 korrik 2017 me një makinë të regjistruar në emër të vëllait të Orest Sotës, Ardit Sota“,-tha gazetari.

ME TE LEXUARAT