Futbollisti shpëton për mrekulli, Ferrari i tij “bëhet copash”

Kliko per me shume info

Futbollisti i Kombëtares turke dhe ish-futbollisti i Gallatasarayt, Burak Yillmaz është përfshirë në një aksident me makinë ditën e dielë.

Ai po udhëtonte me makinën tip Ferrari kur është përplasur me një mjet tjeter tip “Jeep” dhe është rrotulluar disa herë.

Kliko per me shume info

Mediat turke bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e lojtarit të Trabzonsporit është shumë e mirë.

Agjencia turke e lajmeve, “DHA”, raportoi se Ferrari i shtrenjtë ishte në pronësi të dhëndrit të ish-trajnerit të Kombëtares turke, Fatih Terim.

Një dëshmitar okular tha për “DHA” se me të parë aksidentin kishte vrapuar drejt makinës dhe e kishte pyetur nëse dëshironte të thërriste ambulancën.

Përgjigjja e lojtarit kishte qenë e prerë: “Jo, Jo!” Gjendja e tij ishte shumë e mirë, nuk kishte asgjë, tha ai, duke shtuar se futbollisti ishte larguar me një automjet të zi nga vendngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.