Florian Binaj revoltohet me shoferët: Pasqyrat s'janë për t'u lyer e bërë foto

Showbiz

Trafiku është shqeyësuaes njësoj si për njerëzit e thjeshtë edhe për figurat publike.

Sipas aktorit të Portokalli-së, Florjan Binaj, ndodh që në disa raste shumë prej këtyre shoferëve e kanë vetë fajin pasi e kanë mendjen që të rregullohen në makinë, të bëjnë foto.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një postim në Instagram ai shkruan:

“Pyes veten, gjithë këto aksidente rrugore që ndodhin, përveç rrugëve dhe sinjalistikës rrugore që janë copë copë, përveç faktit që rrime 3 orë në kafe dhe pastaj nxitojmë, shajmë, shtyjmë, pështyjmë, gjuajmë se u bëmë vonë për punë, përveç semaforëve që punojnë si flamuri jonë Kombëtar, o e kuqe o e zezë…ka raste dhe jeshile…a kanë faj dhe autoshkollat që japin patenta kujtdo që jep lekët?A ka ndonjë institucion që i kontrollon?

A u shpjegojnë disave nëpër autoshkolla që pasqyrat anësore nuk janë llaska por janë për të parë çfarë ke mbrapa?!Që pasqyra ballore nuk është për të shtrydh puçrrën por për të parë mbrapa?!

Që pasqyrat tek mbrojtësja nga dielli nuk janë për të vënë buzëkuqin kur je duke ecur por kur je e ndaluar?!Dhe më kryesorja, sytë tanë nuk jane si të kameleonit që njërit sy i fut të parin, tjetrit i fut indietron për të bërë selfie në parakalim ose të çosh mesazh në parkim!Ruani veten dhe të tjerët sepse jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi!”

Ky është një mësim i mirë të cilin duhet ta ndjekin të gjithë ata që cdo mëngjes marrin makinën dhe dalin në rrugët e kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT