Flet mjeku i Enver Hoxhës: Si qëndron e vërteta e ngacmimit seksual ndaj Teutës, nuses së Ilirit

Aktualitet

Djali i Enver Hoxhës, Sokoli është shprehur se mjekut personal te ish diktatorit, i thurën një intrigë sikur ka ngacmuar bashkëshorten e Ilir Hoxhës, vëllait të tij.

Hektor Peçi, qe ka qene personi ne fjale, pra mjeku personal i Hoxhës, ka treguar sot per here te pare mbi marrëdhëniet e tij me familjen Hoxha dhe i përgjigjet akuzave për ngacmime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës. Ai shprehet i habitur me këtë intrigë për të cilën shprehet se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në “Panorama” intervistën e Sokol Hoxhës.

Çfarë tha Sokol Hoxha/ “Mjekun e Enverit e hoqën, pasi e akuzuan se ngacmoi nusen e tim vëllai”

Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës tregon mënyrën e largimit të mjekut personal endokrinolog nga babai i tij, Hektor Peçi. Sipas Sokol Hoxhës ai u largua pas ngritjes së një intrige për t’u zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo.

Isuf Kalo ka qenë mjeku personal i Enver Hoxhës deri sa ky i fundit vdiq, ndërkohë që ju dhe bashkëshortja juaj e akuzoni atë si pjesë të komplotit kundër jetës së Enver Hoxhës. Ku i bazoni këto?

Unë them se likuidimi i Enver Hoxhës nëpërmjet shëndetit të tij deri më sot është konsideruar si paranojë e tij. Edhe vetë zhvillimet postkomuniste vërtetojnë synimet antiEnver. Blair-i me ngjarjet në Irak u shpreh se Britania ka dështuar vetëm me Shqipërinë për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pra pranojnë vetë që rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte i pamundur, ndaj likuidimi i tij nëpërmjet pistave të tjera, kryesisht të brendshme, e pse jo nëpërmjet shëndetit (si pika më e dobët e tij), s’ka se si të jetë fantazi. Aq më tepër po të marrim dhe raste analoge historike si Stalini etj.

Kush ka qenë mjeku personal i Enverit para Isufit?

Deri në vitin ‘72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo.

ME TE LEXUARAT