Flet këngëtari që i “hoqi” fitoren Elhaida Danit: Më vret pak ndërgjegja

Kliko per me shume info

Edicioni ketij viti në “Kënga Magjike”, Franc Koruni do të mbahet mend si “konkurrenti që përmbysi rezultatin”.

E pasi në rrjete sociale “plasi” pakënaqësia e atyre që kërkonin fitoren e Elhaida Danit, Franc Koruni, i cili e vlerësoi atë me 0 pikë duke i dhënë fitoren Anxhela Peristerit, kërkoi sot të fliste publikisht përmes lidhjes telefonike me “E Diela Shqiptare”.

Kliko per me shume info

“Gjëja për të cilën më erdhi keq dhe më vret pak ndërgjegjia është se në ato 5 pikët e fundit, Elhaida Dani më shpëtoi dhe për këtë them të drejtën.”, tha ai.

“Por gjithsesi, pastaj prapë u qetësova sepse duke u bazuar tek shënimet që kisha mbajtur gjatë provave, unë Elhaidës nuk i jepja dot më shumë se 5 apo 6 pikë dhe mora vesh që për të bërë një diferencë në çmim, duhej të jepja më shumë se 10 pikë. Diferenca ishte prej 11 pikësh.”, vijoi Koruni.

“Unë nuk votova as Elhaidën apo Kastron, votova këngët, sepse po të merremi me njerëzit, ka djem dhe vajza shumë të mira që meritojnë të gjithë çmimin e parë. Por unë kam mbajtur shënime nga fillimi deri në fund, në mënyrë rigoroze, dhe jam bazuar vetëm tek ato.”, shtoi ai.

Koruni tha se nuk ka patur komunikim të drejtpërdrejtë dhe as marrëdhënie të afërt me asnjërin prej konkurrentëve të tjerë.

“Nuk më vret ndërgjegjia, sepse unë nuk njoh personalisht asnjërin prej këngëtarëve dhe ata e dinë shumë mirë. Nuk kam patur asnjë lloj komunikimi, përkundrazi, një prej finalistëve që nuk dua ta përmend, më bëri një telefonatë të cilën e anashkalova.”, vijoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.