Fadil Kasemi në gjyq për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, rrezikon burg përjetë

Aktualitet

Prokuroria përfundoi hetimet për Fadil Kasemi, burrin i cili vrau bashkëshorten e tij, gjykatësen Fildes Hafizi. Krimet e renda mesohet se kane dërguar dosjen në Gjykatë, ku pritet të jepet vendimi për Fadil Kasemi.

Organi i hetimit ka ngritur tri akuza ndaj Kasemit, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, Armëmbajtje pa leje dhe “Rrëmbim personi”. Me keto akuza, nese shpallet fajor, Kasemi rrezikon burgimin e perjetshem ne rast se gjykata nuk pranon gjykimin e shkurtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtarja 39-vjeçare Fildes Hafizi Kasemi, nënë e 2 fëmijëve u qëllua me 2 plumba në makinën e saj rreth orës 14:00 së 31 Gushtit 2017.

Ajo e kishte parkuar makinë në zonën e Xhamllikut, në anë të rrugës kryesore për t’u futur në një floktore pak metra më tej.

Pas daljes prej saj u përball me ish-bashkëshortin 53-vjeçar. Dëshmitarët thanë se i kishin parë në fillim duke debatuar dhe më pas duke u konfliktuar fizikisht.

Hafizi është futur në makinë, por nuk ka mundur të largohej pasi ish-bashkëshorti nxori armën dhe e qëlloi dy herë duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas krimit, autori ndali një furgon të cilit i kërkoi ta çonte në komisariatin numër 1 të kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT