Inter, festë e “çmendur” në dhomat e zhveshjes, Vecino shfaqet nudo

Kliko per me shume info

Atmosferë e jashtëzakonshme te skuadra e Interit. Pas fitores së thellë 5-0 të arritur sot kundër Chievo-s në dhomat e zhveshjes të skuadrës zikaltër është festuar pa frena.

Mauro Icardi nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale tregon se ekipi shkëlqen jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Kliko per me shume info

Sulmuesi argjentinas së bashku me Eder kanë dashur t’a bëjnë të paharruar ditëlindjen menaxherit të skuadrës, Fabio Pinna, të cilin fillimisht nuk e kanë lënë të ikë ndërsa më pas e kanë lagur me shampanjë.

Në video dallohet edhe uruguaiani Matias Vecino i cili është zënë ngushtë nga ajo se çfarë po bënin shokët e skuadrës. Mesfushori zikaltër nuk ka qenë në dijeni dhe menjëherë sapo ka dalë nga dushet i është afruar dollapit të tij, i zhveshur.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here