Fëmijët e Dritan Priftit, imazh i Dolce & Gabbana

Showbiz

Bukuria e të rinjve shqiptarë duket se sot nuk ka më limite. Kështu mësohet se disa nga modelet e njohur shqiptarë kanë qenë pjesë e imazhit të koleksionit të ri të veshjeve të Dolce Gabbana-s. Alesia Noka, Meg Luka dhe Alban Ramosaj janë fotografuar nga Endrit Mërtiti, për koleksionin e markës së njohur për “Pranverë-Verë 2018”. Por përveç treshes së lartpërmendur, kanë qenë edhe dy modelë tjerë shqiptarë. Të zgjedhurit për këtë fushatë janë fëmijët e të ndjerit, Dritan Prifti. Bëhet fjalë për djalin, David Priftin dhe vajza e vogël, Livia, të cilët kanë qenë pjesë e këtij koleksioni. Edhe po tju shohesh më vëmëndje Instagramine të dyve mund të kuptohet shumë lehtë pse janë përzgjedhur.

ME TE LEXUARAT