Eurostat: Shqipëria e fundit në të ardhurat për frymë, e vetmja me përkeqësim

Aktualitet

Shqipëria është e vetmja nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, që jo vetëm nuk ka pasur përmirësim në drejtim të procesit të konvergjencës (rritjes më të shpejtë ekonomike sesa Europa, me qëllim që të arrijë mesataren e të ardhurave të BE), por përkundrazi ka ardhur në përkeqësim.

Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptareve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane. E parafundit renditet Bosnja, me tre pikë për qind më shumë se Shqipëria, ku të ardhurat për frymë në 2016-n shënuan sa 32 për qind e mesatares së BE-së. Të gjithë vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e të ardhurave për frymë.

Mali i Zi është vendi që ka pasur përmirësimin më të lartë në rajon, nga 41 për qind në 201-n, të ardhurat për frymë i janë afruar mesatares së BE-së me katër pikë përqindje krahasuar me dy vjet më parë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat. Përpos të ardhurave për frymë, ka rënë edhe treguesi i Konsumit Aktual Individual.

Konsumin Aktual Individual është tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë. Ky tregues në Shqipëri është më i ulët jo vetëm ndër vendet e BE-së, por edhe na rajon. Në 2015-n ishte sa 28 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa në 2016-n sa 27 për qind, duke pësuar rënie me një pikë përqindje.

Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind. (shiko tabelën e publikuar nga Eurostat)

Vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e Konsumit Aktual Individual, dhe ritmin më të lartë të përmirësimit edhe për këtë tregues e ka Mali i Zi, me një rritje prej 3% krahasuar me një vit më parë. Treguesi për Serbinë dhe Bosnjen ka qenë konstant nga 2014-2016-n. Ndërsa Maqedonia ka pasur një rritje të lehtë prej vetëm një për qind.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave e Bashkimit Europian, për treguesin e Konsumit Aktual Individual bazohen në rishikimin e fuqisë blerëse, si dhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto, së bashku me popullsinë.

Me ketë ritëm është shumë e vështirë që Shqipëria të arrijë mesataren e BE në 35 vjet, më shpejt se gjithë Ballkani Perëndimor që do i duhen 60 vjet, ashtu siç parashikoi së fundmi Banka Botërore, teksa Shqipëria po mbeten dukshëm prapa të gjithëve. /monitor.al

ME TE LEXUARAT