EMRI - Ja kush është prokurorja e Shkodrës që mund të zgjidhet në vend të Adriatik Llallës
Mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar dhe është hapur gara për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.
Mësohet se një nga kandidaturat për të zënë vendin e Llallës është prokurorja Arta Marku e cila aktualisht punon në Prokurorinë e Shkodrës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Emri i Arta Markut ka qenë në listën e parë të prokurorëve të cilët po kalojnë në “skanerin” e vettingut për shkak se ajo kandidoi për të qenë pjesë e KLP.
Mirepo pikërisht ky kandidim duket se katë bëjë edhe me faktin se Arta Marku po projektohet për prokurore të përgjithshme pas Adriatik Llallës.
Javët e fundit në prokurorinë e Shkodrës është hedhur shorti për prokurroët që do të kalojnë në veting si kandidatë për në KLP.
Para hedhjes së shortit Arta Marku ka kërkuar të mos përfshihet emri i saj duke deklaruar se ka hequr dorë nga kandidimi për në KLP.
Pikërisht një funksion i tillë do të ishte i papajtueshëm me detyrën e prokurorit të përgjithshëm të cilën pritet që Arta Marku ta marrë pas largimit të Adriatik Llallës.
Burime jo zyrtare thonë se Marku ka mbështetjen e eksponentëve të Komisionit të Ligjeve dhe të Partisë Socialiste.
Për rrjedhojë pritet që emri i saj ti parqitet kuvendit si kandidaturë për të marrë drejtimin e prokurorisë./lajmifundit.al