Tjetër ngjarje në Elbasan një ditë pas atentatit ndaj fisit Capja

Aktualitet

Nje dite pas sulmit te deshtuar ndaj anetareve te fisit Capja ne Elbasan gjendet një automjet i djegur në lagjen Kala. Mjeti është pa targa dhe dyshohet të jetë djegur qëllimisht.

Një ditë më parë, policia lokale njoftoi se nje makine “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara u gjet e shkrumbuar ne Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para incidentit ne Elbasan ndodhi nje atentat, per te cilin policia njofton se dyshohet te kete qene ndaj fisit Çapja.

Objektiv i këtij atentati sic ka thene policia ishte shtetasi Ardian Çapja. Persona ende të paidentifikuar kanë survejuar zonën për disa kohë dhe kanë parë që Ardiani ka qenë shumë pranë lokalit të tij.

Në këtë moment ata kane qëlluar me breshëri për ta vrarë, por pa mundur ta realizonin qëllimin dhe pa arritur ta godasin objektivin e tyre.

Sipas te dhenave policore, ky është atentati i dytë që i bëhet atij brenda pak kohësh, pasi rreth 6 muaj më parë tentuan ta vrisnin me një predhë që nuk shpërtheu. Ardian Capja është vëllai i Sokol Capja, që u ekzekutua në vitin 2005

ME TE LEXUARAT