Ekzekutimi mafioz në Lezhë, Ndoka la pas gruan e 4 fëmijë. Më e vogla 8 vjeçe

Aktualitet

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka ka lënë jetime katër fëmijët pasi u vra me 11 plumba natën e të shtunës.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj 48- vjeçarit Aleksandër Ndoka, i cili mbante postet e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autorët i janë afruar mjetit “Mitsubishi”, i zi, me targë AA 328 SE, sapo 48-vjeçari ka ndaluar para portës së hekurt të vilës së tij që ndodhet në periferi të qytetit në lagjen “Nënë Tereza”. Porta nuk funksiononte me pult, kështu që zbritja nga mjeti për ta hapur atë ishte një rit i përnatshëm.

Mendohet se autorët që kanë organizuar krimin, i kanë zënë pritë pikërisht në vendin ku Ndoka do të ndalonte me patjetër, duke qëlluar me 15 plumba ndaj tij.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, referuar edhe të dhënave nga mjekët ligjorë, në trupin e të ndjerit janë konstatuar 11 plumba, disa prej tyre edhe në kokë, dhe vdekja ka qenë e menjëhershme.

FAMILJA E NDOKËS

Viktima ishte baba i katër fëmijëve, ku sipas të dhënave një vajzë e ka të martuar.

Ndërkaq, djali i tij Samuel Ndoka është i arrestuar, ndërsa djali tjetër i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, shkruan “Panorama”. Fëmija i katërt është një vajzë 8 vjeçe, ndërsa e shoqja nuk është në marrëdhënie pune.

AUTORËT

Ekspertët e Policisë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se autorët, të cilët kanë qenë të paktën dy, kanë dalë nga vendi ku fshiheshin pikërisht kur mjeti i 48-vjeçarit ka ndaluar. Ata nuk kanë pritur që shënjestra të zbriste, por i janë afruar mjetit në kahun e shoferit, duke qëlluar në drejtim të tij në një distancë jo më shumë se rreth tri metra.

Viktima po kthehej nga lokali i tij “Apokalips”, që ndodhet rreth 1 km nga banesa e tij, dhe ka qenë i vetëm. Trupi i tij është konstatuar nga familjarët rreth gjashtë orë pas krimit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30 (orar kur Aleksandër Ndoka kthehej si zakonisht në banesë)./panorama

ME TE LEXUARAT