E përjashtuan nga kandidaturat për kryeprokuror, reagon Besnik Muçi: I plotësoj të gjitha kriteret

Aktualitet

Pasi u përjashtua si kandidat për postin e kryprokurorit të përkohshëm, ka ardhur dhe reagimi i prokurorit Besnik Muçi.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Muçi tha për gazetarët se i plotëson të gjitha kushtet. Për sa i përket vjetërsisë si prokuror ai tha se kushti është 15 vjet si jurist, ndërsa shtoi se ai për 15 ditë bën fisk 15 vjet punë si prokuror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë i plotësoj të gjitha kriteret për kryeprokuror. Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjetëve prokuror? Kryeprokurori zgjidhet nga juristët e spikatur. Ligji parashikon 15 vite pune si jurist, jo si prokuror”, tha Muçi.

ME TE LEXUARAT