EMRAT/ 2.5 ton drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 2 policë, një doganier dhe një agjent

Kliko per me shume info

Kalimi i kamionit me 2.5 ton lëndë narkotike nga porti i Durresit ka cuar ne pranga sot edhe kater persona te tjere, mes te cileve, dy police ne piken e kalimit kufitar, nje doganier dhe nje agjent doganor.

Prokuroria ben me dije se “Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor”.

Kliko per me shume info

Sipas prokurorise, “nga hetimi i Krimeve të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali”.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

SHARE

2 COMMENTS

  1. Si mund te thuhet se ishte neglizhim me detyren per Doganierin A.K. kur i vetmi kamion i hyre per kontroll kishte vetem lende drusore dhe aspak droge?! Doganieri A.K. ka bere detyren ne menyren me korrekte te mundshme dhe pa e neglizhuar aspak detyren, per asnje moment. Kamioni me droge nuk ishte futur asnjehere per kontroll dhe Doganieri A.K. nuk kishte se si te fajesohej per nje nga kamionet qe nuk ishte futur asnjehere ne radhe per kontroll. Futja ne burg e Doganierit A.K., i mirenjohur per ndershmeri , ngjan njesoj si ngjarjet ne gjyqet e komunizmit kur te pafajshmit burgoseshin, kurse monstrat komuniste vazhdonin te ecnin ne rrugen e diktatures per te burgosur, fyer, diskriminuar, internuar e vrare eliten e popullit shqiptar.

    KUR I PAFAJSHMI HYN NE BURG SI NE KETE RAST, KJO TREGON SE KY ESHTE TURPI I RADHES I DREJTESISE SE AQPERFOLUR SI E KORRUPTUAR NE SHQIPERI!

  2. Si mund te ndalohet e te lihet ne burg Doganieri A.K. kur i vetmi kamion i hyre per kontroll kishte vetem lende drusore dhe aspak droge?! Doganieri A.K. ka bere detyren ne menyren me korrekte te mundshme dhe pa e neglizhuar aspak detyren, per asnje moment. Kamioni me droge nuk ishte futur asnjehere per kontroll dhe Doganieri A.K. nuk kishte se si te fajesohej per nje nga kamionet qe nuk ishte futur asnjehere ne radhe per kontroll. Futja ne burg e Doganierit A.K., i mirenjohur per ndershmeri , ngjan njesoj si ngjarjet ne gjyqet e komunizmit kur te pafajshmit burgoseshin, kurse monstrat komuniste vazhdonin te ecnin ne rrugen e diktatures per te burgosur, fyer, diskriminuar, internuar e vrare eliten e popullit shqiptar.

    KUR I PAFAJSHMI HYN NE BURG SI NE KETE RAST, KJO TREGON SE KY ESHTE TURPI I RADHES I DREJTESISE SE AQPERFOLUR SI E KORRUPTUAR NE SHQIPERI!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here