Do t’ju “kërcasin dhëmbët”, këtë javë dita do të jetë një acar i vërtetë

Kliko per me shume info

Temperaturat do vazhdojne të zbresin, teksa moti sa vjen bëhet më i ashpër dhe i ftohtë, në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në ato malore.

Meteoalb njofton me dije se vijon “moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore.

Kliko per me shume info

Por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës.

Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës”, thotë Meteoalb.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here