Nuk e lejuan të takonte mamanë, djali i ri pret damarët

Aktualitet

Një adoleshent pret damarët në kushtet e mërzitjes dhe ankthit se i ati nuk e linte të takonte të ëmën.

Florin Mikli, i cili ishte refuzuar disa herë nga i ati për t’u rikthyer në shtëpi, ka tentuar të takojë të ëmën, Sonila Mikli, mbrëmjen e së martës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 19:00, ai ka shkuar në shtëpinë e tij në Bathore, por i ati, Ismet Mikli, i cili e ka parë tek dera, ka debatuar me djalin dhe nuk e ka lejuar të futet brenda.

Pas refuzimit të të atit dhe i mërzitur nga debati me të, i riu ka tentuar të vrasë veten, duke prerë me thikë damarët e duarve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Ismet Mikli, 40 vjeç, banues në Bathore, pasi rreth orës 19:00, në banesë, duke mos e lejuar të takojë nënën e tij dhe të qëndrojë në banesë, ka shtyrë në vetëvrasje, duke prerë damarët nga mërzia, të birin Florin Mikli, 20 vjeç, banues në Bathore, i cili pas mjekimit në Spitalin e Traumës ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar për në banesë. Neni 99 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia.

ME TE LEXUARAT