Distrikti gjerman u jep 4 mijë euro, familja shqiptare tregon si do i përdorë

Aktualitet

Gjermania është shteti që ka numër shumë të madh shtetasish shqiptarë që jetojnë aty. Por shumica janë emigrantë të paligjshëm. Gjermania ka hartuar një program shpërblimi për të nxitur azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës.

Programi ka në fokus të tij 30 emigrantët nga Ballkani, kryesisht nga Shqipëria, të cilët janë në pritje të deportimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky projekti është miratuar së fundmi nga një prej distrikteve të Nordrhein-Westfalen

Warendorf miratoi një fond prej 80 mijë eurosh, çka do të thotë se një familje prej 4 personash mund të përfitojë deri në 4140 euro.

Kësti i parë do të paguhet në aeroport, ndërsa kësti tjetër vetëm gjashtë muaj më vonë në vendin e origjinës.

Në këtë mënyrë dalin të fituar të dyja palët, pasi një familje do t’i kushtonte normalisht pushtetit lokal rreth 30 mijë euro në vit, shkruan ‘Scan’.

Një nga familjet që pritet të përfitojnë të parat është ajo Pashaj, e cila në fund të nëntorit u njoftua për refuzimin e kërkesës për azil.

Kryefamiljari 37-vjeçar Andrea Pashaj shprehet se:

Paratë sigurisht që janë një ndihmë e madhe për ne. Sigurisht që do të preferoja të qëndroja këtu përgjithmonë, por nuk do rrezikoj gjithçka për dy ose tre muaj më tepër.”

Familja me 4 anëtarë, ku më e vogla Ayra ka lindur në Gjermani, fillimisht u largua nga Shqipëria për shkak të kushteve të jetesës.

Ata do të duhet të qëndronin me prindërit dhe të ndanin së bashku një dhomë. Tani me 4 mijë euro, ata do të mund të pajisen me baziket.

ME TE LEXUARAT