Dhunuan arbitrin, Gjykata vendos për “fatin” e 3 futbollistëve të Këlcyrës

Aktualitet

Gjykata e Përmetit ka zhvilluar dje seancën për masën e sigurisë ndaj tre futbollistëve të Këlcyrës, të cilët akuzohen se dhunuan arbitrin Alvi Paço.

Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tre futbollistëve, por vendosi që të mos i mbajë më në burg duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendimin e Gjykatës së Përmetit thuhet se vlerësoet si i ligjshëm arrestimi dhe caktohet masa e sigurisë:

- Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ per Entilion Kamberaj.

- Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Andi Hina.

- Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Meleq Xhakollari.

Për të tre të akuzuarit është caktuar që një herë në javë, ditën e premte, në orën 11:00, të paraqiten në Komisariatin e Policisë Përmet.

ME TE LEXUARAT