Dhuna ndaj gruas/ Rama “i varuar” nga deputetja demokrate

Kliko per me shume info

“Nuk është hera e parë që ndodh, pasi shpesh bëhet zhurmë për të axhituar personat që janë në foltore. Dhuna ndaj gruas është shumë e rëndësizhme, dhe kur flet dhe nuk ke minimumin e respektit, provokon revoltovë, për këtë u revoltova”, është shprehur deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, në studion e lajmeve në “Syri.net”.

Më tej Pampuri ka theksuar se indiferenca që shfaqin udhëheqësit tanë kundrejt këtij fenomeni është e pafalshme, duke pohuar se në këto katër vite Rama vetëm ka varfëruar popullin.

Kliko per me shume info

“Në një moment që flitet për një gjë të tillë dhe nuk respektohet kolegu në foltore, kemi shumë gra që dhunohen, si mundet që personat e rëndësishëm të jenë aq apatikë ndaj një gjendjeje të tillë kjo është e pafalshme. Çfarë bëri kryeministri këto 4 vite, varfëroi popullin për ta pasur nën kontroll. Kjo është si punë e sindromës së Stokholmit, që ai që është i varur nga ty qesh” deklaroi Oriola Pampuri./syri

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here