Denoncimi/ “Të sëmurët më hemofili të braktisur, qeveritarët blejne syze 10 mijë euro”

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar sërish qeverinë për sistemin e shëndetësisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se të sëmurët me hemofili, janë të braktisur në vendin tonë.

Kliko per me shume info

Sipas Berishës, “Ata marrin gjithnje vetem gjysmen e njesive ose me pak te dozes se ilaceve qe u nevoitet per te parandaluar hemoragjite e brendshme ose te jashtme ne trupin e tyre, dhe kete mund ta marrin vetem po te vijne ne Tirane.”

Në vijim ai shprehet se kur qeveritarët blejnë syze 10 mijë euro, kostume 12 mijë euro apo çitjane me nga 2 mijë euro, të sëmurët me hemofili marrin rrugët për të gjetur ilaçe nëpër botë.

“Nderkohe qe pushtetaret blejne per vete syze me 10 mije euro apo kostume 12 mije euro dhe çitjane 2 mije euro me parate qe vjedhin ne taksat e qytetareve, shumica e ketyre te semureve marrin rruget e botes per te shpetuar jeten e tyre.”, – shkruan ish-kryeministri.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here