Del raporti mjeko-ligjor, kjo është arsyeja e ndarjes nga jeta të Adelajdës

Gazetarja 31-vjeçare Adelajda Xhamani u nda nga jeta në mënyrë të papritur më 29 tetor të këtij viti.

Vetëm pas 6 javësh nga vdekja e saj mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.

Kliko per me shume info

Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër.

Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë, e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës, duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës.

Sipas mjekëve, kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës dhe më pas vdekjen e 31-vjeçares.

Në rastin e Adelajda Xhamanit, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv, që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës. Ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike.

LEXO EDHE:  Kërkuan ndërtimin e një xhamie të re, Bashkia e Korçës i bllokon lejen KMSH

Vdekja e Adelajdës

Gazetarja 31-vjeçare Adelajda Xhamani ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të këtij viti. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime. Në orët e para të mëngjesit ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë. “Nuk po mbushem dot me frymë”, mësohet t’i ketë thënë shoqes së saj. Pas kësaj telefonate, shoqja e Adelës ka lajmëruar menjëherë ambulancën, familjarët e saj, por edhe disa miq të përbashkët. Ambulanca ka mbërritur shumë shpejt në adresën e dhënë, por duke qenë se nuk dihej me saktësi apartamenti i Adelës, mjekët kanë pritur derisa miqtë e saj kanë mbërritur aty me një taksi. Të gjithë janë ngjitur bashkë në katin e katërt. Dera është gjetur gjysmë e hapur, pasi në momentin që po fliste në telefon me shoqen e saj, Adela nga frika se gjendja e saj mund të përkeqësohej, i ka thënë se do ta hapte derën.

LEXO EDHE:  Vrasja e 20-vjeçarit nga policia në Fier, Fatmir Xhafaj merr një falënderim të papritur

Ndërsa në momentin që janë futur brenda, ajo është gjetur e shtrirë në korridor. Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë e janë nisur drejt QSUT-së. Si orë e vdekjes është shënuar 05:10, kohë që përkon me momentin kur mjekët janë futur në apartamentin e saj dhe e kanë konstatuar pa shenja jete.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here