Dëborë e dendur, përplasen dy makina në aksin Bulqizë - Peshkopi, 3 të plagosur

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në aksin Bulqizë-Peshkopi.

Mësohet se janë përplasur dy automjete e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku kanë marrë ndihmen e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve të para mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, ku bora në këtë aks ka mbërritur në 15 cm.

Policia apelon se qarkullimi në këtë aks duhet të bëhet vetëm me zinxhirë.

Deklarata e policise:

Rreth orës 17.30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :

Pranë një karburanti në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë është përplasur automjeti tip "benz", me targa AA 257 SS, me drejtues shtetasin A.B, banues në Fushë-Bulqizë, me automjetin tip "ford", me targa AA 461 RK, me drejtues shtetasin A.L, banues në Tiranë.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja L.L, që udhëtonte me shtetasin A.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një manovrim i gabuar nga drejtuesi i automjetit tip "benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT