Debat te Komisioni i Sigurisë, Noka: "I futët gishtin" shqiptarëve

Politikë

Komisioni i Sigurisë është shoqëruar me tensione.

Ka qenë deputeti i djathtë Flamur Noka i cili është përplasur me kryetaren e komisionit Ermonela Felaj. Noka kërkonte fjalën ndërsa Felaj ia dha Murrizit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas deputetët e PS u larguan nga mbledhja.

Debati:

Noka: Pusho se do flas unë.

Felaj: Jo nuk mund të flasësh. Turp.

Noka: Pusho, s’kam nerva të të dëgjoj ty.

Felja: Ju falemderoj.

Noka: Qëndrimi i opozitës ka qenë për të treguar solidaritet. Ju nuk shpallni gjendjen emergjente dhe u keni fut gishtin shqiptarëve. Ajo që po shohim është e turpshme dhe sma ndalon fjalën askush.

ME TE LEXUARAT