Dallgë dhe erë e fortë, kapiteneria e Vlorës dhe Durrësit pezullon lundrimin

Aktualitet

Moti i keq ka sjellë erë të fortë dhe dallgë deti të cilët kanë penguar punën në portin e Durrësit.

Që prej dites së djeshme kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të anijeve tregëtare të tonazhit të ulet dhe mesëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe nga dispeceria është marrë e njëjta masë për anijet e peshkimit.

Asnjë mjet lundrues i këtij sektori nuk është lejuar të dalë në det për gjueti për shkak të detit të dallgëzuar, forca e të cilit arrin deti në 5 ball.

Pezullim të përkohshëm të punes ka dhe në sektorin e ngarkim shkarkimit dhe përpunimit të mallrave.

Të vetmet që nuk kanë hasur probleme për shkak të motit të paqëndrueshëm janë anijet e mëdha tregëtare dhe tragetet, të cilët vijojnë lundrimin në bazë të planifikimit ditor.

Edhe në Vlorë është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit. Kapiteneria ka urdhëruar të gjitha anijet e peshkimit të ankorohen në vendstrehime të sigurta.

Trageti Brindisi-Vlorë është nisur me vonesë dhe pritet të ankorohet rreth orës 14:00.

ME TE LEXUARAT