Çorovodë/ Plagoset me thikë një 56-vjeçar, arrestohet autori

Aktualitet

Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur në Çorovodë. Sh.D. 56 vjeç ka përfunduar në spital, kurse policia ka arrestuar Vladimir Gudën, 49 vjeç, autorin e krimit.

Ndalimi i Gudës u bë dje, pasi në lagjen Çlirim të Çorovodës, për motive të dobta ka goditur me mjete të mpreta, shtetasin Sh.D, 56 vjeç, banues në Çorovodë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT