Çfarë ndodhi mes Vin Velit dhe Bora Zemanit? Ja çfarë deklaron DJ i njohur

Showbiz

DJ i njohur Vin Veli ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin e tij me moderatorën sportive Bora Zemani.

I ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ai foli më shumë rreth karrierës, por edhe marrëdhines me ish-bashkëshorten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me arsyet e divorcit, Vin Veli tha se është një njeri i sinqertë, por pohoi se ata të dy janë ndarë.

Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera etj nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë’’,-tha DJ.

Ai ka pohuar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim i përbashkët.

’Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu.’’- është shprehur ai.

Vin Veli ka rrëfyer se tani që janë ndarë djali i tyre Arbnori rri me të dy, sa me Borën e sa me të.

ME TE LEXUARAT