Çfarë ndodh nëse nuk jam e bukur, elegante dhe me gjoks të madh?

Kliko per me shume info

Para disa vitesh, një nga mikeshat e mia të ngushta më tregoi për përparësinë që kishte marrë botoksi në jetën e saj, shpenzimet për të i vendoste edhe përpara qerasë së shtëpisë dhe kjo e gjitha sepse kishte frikë se mos pushohej, sepse mund të dukej e shëmtuar.

Natyrisht unë e kuptova atëherë. Ashtu si shumë gra, kam shpenzuar orë të panumërta duke u përshtatur në mënyrë të dhunshme me gratë e revistave të modës, duke mësuar rregulloret dhe rregullat e padukshme, duke imagjinuar veten me rrobat e kopertinave dhe duke e tejkaluar me make-up.

Kliko per me shume info

Çfarë gëzimi ndjen kur kalon mes gishtave faqet me shkëlqim të revistave, për të parë tonet e syve dhe buzëkuqin e kuq e çantat e një gruaje aq të pasur, që me shumë mundësi nuk do të shkelim asnjëherë në të njëjtin vend, vetëm nëse ky vend do të ishte aeroporti. Por, mendoj, se edhe ajo po përpiqet të jetë e bukur dhe kjo përbën një ngushëllim të ëmbël. Unë nuk jam e vetme në këtë.

Fiksimi me të jashtmen tonë – me pjesën e të veshurës apo me pjesën e të bërit të buzëve tek kirurgu (ose të dyja bashkë) – përbën tani një rregull universal të përshtatjes midis grave.

Sa universale është një histori e thënë më së miri nga paratë. Tregu i kujdesit personal (një frazë e mirëmenduar për kujdesin e lëkurës, kozmetikën, kujdesin ndaj flokëve, parfumeve dhe kujdesit oral) parashikohet të ketë një vlerë globale të çmendur prej më shumë se 355 miliardë £ gjatë vitit 2018.

Ky numër, i cili nuk përfshin tregun relativisht të vogël prej 15.5 miliardë £ të operacioneve estetike dhe injektimeve, është një rritje afërsisht 300% nga fundi i viteve 1990 dhe pothuajse sa e gjithë GDP-ja e Australisë. Duket se gratë kudo, përfshirë dhe veten time, besojnë fort se menaxhimi i paraqitjes sonë personale dhe ruajtja e rinisë është përparësia e çdo gruaje.

Pra, pse e besojmë këtë kaq shumë? Nuk është vetëm marketing dhe reklamim; kultura gjithashtu ka një ndikim të madh në formimin e këtyre besimeve. Nga një mijëvjeçar i vjetër, erdha në mijëvjeçarin e barkut të nxirë nga dielli, të gjoksit me silikon, ku adoleshentet depilohen alla braziliane, dhe ku trupat e aktoreve pornografike janë bërë shembulli i valës së tretë feministe.

Isha ende e lëkundur, kur Rolling Stone bërtisnin në çdo lajm, muaj pas muaji, se gazetaria e vërtetë e muzikës, pasqyronte imazhin e adoleshentëve të hiperseksualizuar, të shtrirë përtokë mes një tufë flokësh të tejzgjatura.

Për meshkujt ishte një histori krejt tjetër – burrat mbanin instrumentet dhe vishnin rroba, qëndronin me këmbë në tokë dhe flisnin për muzikë. Britney, Christina dhe madje edhe Beyoncé prezantoheshin të gjitha si torollake që vetëm qeshnin, të veshura me pantallona të shkurtra.

Unë nuk mendoj se, në atë kohë, kam qenë zhgënjyese. Imazhi i këtij mijëvjeçari për gratë, “Unë duhet të jem joshëse”, më bën të mendoj. Duhet të jem e bukur, e hollë, duhet të kem gjoks të madh, ose nuk do të kem asnjë vlerë, edhe sikur të bëj miliona dollarë për veten dhe për të tjerët, ashtu si Britney Spears.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here