Çfarë dhurojnë më shumë njerëzit për festat e fundvitit?

Soft

Çfarë dhuratash blejnë më shumë njerëzit për festat e fundvitit? Bashkimi Kombëtar i Konsumatorëve realizoi një studim mbi shpenzimet e Krishtlindjeve 2017, duke vlerësuar se cilat do të kenë shitjet më të larta, jo në bazë të sondazheve por duke përpunuar të dhënat e INSTAT mbi shitjet e viteve të kaluara.

Media italiane “Ansa”, shkruan se në vend të parë në shtetin e tyre janë lojërat (lodra e artikuj sportivë), sikurse e do tradita.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vend të dytë janë orët dhe stoli të çmuara si unaza, varëse, vëthe etj.

Në vend të tretë janë parfumet dhe sendet e kujdesit personal ndërsa në vend të katërt janë librat.

Më pas, në radhë vijnë celularët dhe kompjuterët.

Në fund të listës janë pajisjet elektroshtëpiake, radiot, televizorët etj.Sipas “Ansa”-s, studimi analizon edhe rritjen e shitjeve që regjistrojnë këto produkte në muajin dhjetor krahasuar me nëntorin.

Lojërat e lodrat që mbajnë vendin e parë në këtë klasifikim shënojnë një rritje prej 70,7% krahasuar me nëntorin, stolitë shënojnë rritje me 67,6% ndërsa parfumet me 63,3%. Ushqimet janë në vend të 11 dhe shënojnë një rritje prej +28,7%.

Ky zë përfshin si rritjen e shpenzimeve që regjistrohet për darkën apo drekën e Krishtlindjeve, ashtu edhe dhuratat e këtij lloji si prodhimet e pastiçerisë apo ëmbëlsira të ndryshme.

Sigurisht duhet evidentuar se ushqimet janë një shpenzim konstant për familjet gjatë gjithë vitit dhe në ndryshim nga prodhimet specifike të Krishtlindjeve, si dhuratat, rritja në këtë rast është më e vogël.

ME TE LEXUARAT