Burri i pret duart gruas me sëpatë

Soft

Një burrë xheloz i ka prerë duart së shoqes me një sëpatë, pasi e akuzonte se ajo kishte një të dashur të fshehtë.

Sulmi i egër që i është bërë gruas ka tmerruar mjekët rusë, të cilët kanë arritur të qepin njërën dorë, por nuk kanë mundur të shpëtojnë tjetrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas The Sun, Dmitry Grachyov, 26 vjeç, e çoi gruan e tij Margarita, nënë e dy fëmijëve të tij, në një pyll pasi e akuzoi se ishte jobesnike ndaj martesës së tyre.

Ai përdori fillimisht një sëpatë për të goditur gishtat ndërsa përpiqej ta torturonte duke i kërkuar të pranonte se ajo kishte një të dashur, por ajo i mohoi akuzat e tij.

Gjaku i gruas nisi të rridhte nga të dyja duart, ndërsa Grachyov më pas e çoi nënën e fëmijëve të tij në spital dhe iu dorëzua policisë.

Dora e djathtë dhe krahët ishin “dëmtuar keqazi” gjatë përpjekjeve të gruas për të shpëtuar, thanë mjekët. Çifti kishte pesë vjet martesë dhe ka dy fëmijë, djem të moshës tre dhe katër vjeç./tvklan/

ME TE LEXUARAT