Burri në emigrim, vjehrri kapi gruan me dashnorin, ja ç’ndodhi me nusen shkodrane

Aktualitet

Pak kohë më parë, në media doli një video në të cilën shfaqej një grua, e cila u kap mat me dashnorin në banesën e burrit të saj i cili ishte në emigrim.

Ishte vjehrri i nuses, Zef Nacaj, ai që foli në emisionin “Me zemër të hapur” dhe tregoi se si vjehrra dhe e bija kapën nusen bashkë me dashnorin, lakuriq, në prani të fëmijëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata e kallëzuan penalisht të renë, ndërsa siç ndodh gjithmonë në vendin tonë, çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe kjo histori u harrua.

JOQ mëson se në datën 9 shtator u zhvillua seanca e radhës në Shkodër, ku familja e djalit tërhoqi akuzat ndaj nuses “Për veprën penale të kryerjes së akteve të turpshme në prani të fëmijëve”.

Duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vajza është kthyer tek familja e saj, ndërsa bashkëshorti jeton jashtë shtetit me një femër tjetër, sikurse edhe u përfol gjatë asaj kohe.

Nuk dihet nëse çifti është divorcuar, apo çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre, por shumë banorë të zonës si edhe ata që e njohin historinë nga afër, shprehen se gjërat nuk janë sic u shfaqën në media.

ME TE LEXUARAT