Basha mbledh grupin e PD: Qeveria ka braktisur banorët e përmbytur

Politikë

basha-grupi-pdKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në mbledhjen e grupit parlamentar ku gjatë fjalës së tij ka akuzuar qeverinë se ka braktisur duke lënë në mëshirë të fatit banorët e zonave të përmbytura të vendit.

Basha ka deklaruar se, pas vizitave që ka bërë personalisht në zonat e përmbytura ka konstatuar se e vërteta është ndryshe nga ajo që pretendon qeveria.

“Denoncojmë braktisjen e banorëve nga qeveria. Ka pasur mungesë të aksioneve për t'u ardhur në ndihmë banorëve, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit për të gjetur ushqim, për t'u strehuar apo për të shpëtuar bagetinë. Qeveria e Edi Ramës bën vetëm propagandë, demagogji dhe kritikon opozitën. E vërteta e përmbytjeve në jug nuk është ajo që thotë qeveria, por ajo që thonë banorët e zonave të përmbytura, të cilët i takova personalisht. Kjo është qeveria e Shqipërisë, e shpërfilljes arrogante ndaj qytetarëve në nevojë dhe e paturpësisë”, deklaroi Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i opozitës ka kërkuar nga qeveria shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila sipas tij nuk është shpallur deri tani për shkak të indiferencës së kryeministrit Rama.

“Pse nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme për këto përmbytje? Kryeministri hesht, heshtja e tij që do të thotë 's'ma ndjen'. Në emër të opozitës dhe qytetarëve i kërkoj kryeministrit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, u shpreh Basha.

Ai foli edhe për rastin e pilotit të Forcave Ajrore, që humbi jetën teksa drejtonte helikopterin me drogë në Spanjë, duke akuzuar sërish qeverinë se e ka kthyer narkotrafikun në sistem.

“Si në rastin e përmbytjes, ashtu edhe në atë të pilotit ka dalë në pah një tjetër ves i kësaj qeverie: kjo është qeveria e hajdutëve dhe e trafikut. Struktura të shtetit dhe shërbimi informativ ushtarak, që kanë për detyrë kontrollin e oficerëve të Forcave Ajrore, kanë dalë jashtë loje. Trafiku i drogës është kthyer në sistem dhe përgjegjësia është e kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes. Ata nuk i japin llogari askujt por shkojnë lartë e poshtë duke përgëzuar njëri-tjetrin dhe nuk i prek njeri veç klientelës së dyshes Rama-Meta”, nënvizoi kreu i PD.

ME TE LEXUARAT