Avokati i Tahirit e pranon: Dokumenti i prokurorisë së Katanias nuk ka vlerë juridike
Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit ka tentuar të sqarojë arsyet përse dokumenti i prokurorisë së Katanias i nxjerrë nga ish-ministri i Brendshëm në 24 tetor ndryshon nga ai që publikoi Top Channel këtë të mërkurë. Në një prononcim për “Top Story”, Haxhia tha se dokumenti i publikuar nga Tahiri është marrë në një mënyrë të ndryshme nga ajo që kishte zgjedhur Top Channel.
“Çdokush mund të marrë një vërtetim lidhur me një çështje aq më tepër ne që me anë të përfaqësuesve të tij. Me anë të përfaqësuesve tanë në Itali kërkuam të na vinin në dispozicion një vërtetim që organet e hetimit në Itali nuk e kanë të listuar emrin e tij në hetime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ka dy lloj mënyrash si tërhiqet një letër nga institucionet. Letra që keni marrë ju e dini ju si e keni marrë. Ju e keni marrë nga titullari i institucionit ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucionit. Ne e kemi marrë privatisht nga sekretaria e institucionit.
A ka vlerë ky dokument? Jo. Nuk na duhej për ta dorëzuar diku, por vetëm për opinionin publik. Në atë kohë që e kemi marrë në këtë letër e kemi bërë me nxitim për shkak se po mblidhej Komisioni i Mandateve në Parlament. Letra që kemi nxjerrë ne është marrë nga sekretaria e prokurorisë së Katanias.
Pse dokumenti nuk ka stemën e Republikës së Italisë? Sekretaria e jep edhe pa stemë, ndërsa titullari jo” – tha avokati i ish-ministrit Tahiri.