I dyshuari për sulmin në Nju Jork është tallur publikisht me presidentin Trump

Bota

I dyshuari që ka tentuar të kryejë sulmin me bombë gjatë ditës së djeshme në Nju Jork, është tallur me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mëngjesin e ditës së sulmit, është njoftuar duke u bazuar në dokumentet e gjykatës.

“Trump, keni dështuar të mbroni kombin tuaj”, ka thënë përmes një postimi në rrjetet sociale, imigranti 27 vjeçar nga Bangladeshi, Akayed Ullah.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ullah përballet me pesë akuza duke përfshirë, ofrimin e materialeve për një grup terrorist, përdorimin e armëve për shkatërrim masiv dhe akuza të tjera për bombë.

Po ashtu është thënë se derisa Ullah ishte duke u dërguar në spital, ai u ka thënë autoriteteve policore se sulmin “e ka bërë për Shtetin Islamik”.

Përveç tij gjatë ditës së djeshme janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

Ai pritet të dalë para gjykatës, ndonëse ende nuk është bërë e ditur nëse ai është në gjendje të paraqitet.

Me këto akuza federale Ullah mund të përballet me burg të përjetshëm.

ME TE LEXUARAT